Back Home
12.04.2026

My Thoughts

Kur e kam nis muziken ne fillimet e mia nuk e kam pas prit ajo me pas at impakt qe ka pas dhe brenda ni periudhe te shkurter kohe nga ni studio e vogel modeste me fillu me performu ne koncerte mrena shqipnie biles edhe jasht ku mbi 100,000 mije vete kane knu shqip njeherazi.

Si menaxher i studios dhe si krijues per mu a kane e pabesueshme dhe krenari e madhe qe me kushtet tona dhe pa kompromise arrita me i jetu ato sene jo vetem, por me artista e shoke qe ni nga ni i thirra me u ba pjese e ksaj aventure dhe qe e zbukuron ata.

Kam pas fatin me performu ne koncertet ma te bukura ne shqiperi dhe kosove dhe me nejt me artista te mrekullueshem por edhe me pa anen tjeter te ksaj industrie e cila per fat te keq e dominon qartazi anen e mire te saj. I rritun ne nje familje dhe shoqni me vlera dhe parime te tjera per mu a kane shume e veshtire me dite si me u sjell me at an’ te industrise.

Si perfundim nuk mujta me u pershtat kurre dhe iu ktheva seneve qe deri atehere kisha luftu me i lane ne te kalumen, cuditerisht bana paqe me to biles msova edhe si me i dasht. Derisa ky album maroj, njerez qe ma dhane fjalen qe kane me kane krahu i djathte i jemi ne ket rrugtim me tradhtun, hupa njerez qe per mu jane kane po aq te rendesishem sa ajo qe krijoj.

Kur njerezit me takojshin ne rruge m’thanshin pse nuk jam tu kriju ma. Une nuk ditsha si me iu kthy pergjigje noshta sepse qe i vogel na kane msu qe problemet qe ndodhin mrena ne familje nuk duhet me i fol me njerz te tjere.

Gjate ksaj periudhe kam pa ni anerr qe mu ka pas perserit vazhdimisht, ku ne nje rruge te vogel qe me quke te shpia e gjyshes ne mal me dalke ne mjegull ni ujk i madh dhe i bardhe. Une si fmi kur e pasha ngrisha dhe nuk mujtsha me leviz. Cover-i i albumit simbolizon mardhanien teme aktuale me ta.

Ne album jeto ni ane e jemja qe pak prej jush e njohin dhe do takohen per her te pare me ta. Pertej veshtersive, dhe mos deshires teme me u pershtat me sene qe nuk me pelqejne, menimeve qe noshta asht ma mire me e lane doli ky album qe per mu a krjimi jone ma i mire per te cilin jam shume krenar.

Albumi ka punchlines, storytelling, lloj tjeter soundi, flow dhe delivery qe s’keni ni ma perpara ne shqip. I mbushun me simbolika qe nga cover arti deri te kanga e funit qe myll albumin uroj me gjithe zemer tiu marrin me vete ne rrugtimin e tij.

Falemners tane atyne qe kane kontribu per ket album, si gjithmone ata e dine kush jane. Mos harroni qe mbeshtetja juj asht jashtazkonisht e rendesishme per ne dhe jo vetem.

— Killua